Ariel është një luan 3-vjecar, i cili ka humbur aftësinë për të lëvizur gjymtyrët e tij, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Veterinerja Livia Pereira kujdeset për luanin në shtëpinë e saj në San Paolo, bashkë me pronaren e kafshës, Raquel Borges.

Por përkujdesja dhe kurimi i Arielit, kushton të paktën 11 mijë dollarë cdo muaj, ndaj dy gratë i kërkuan ndihmë komunitetit dhe miqësive virtuale. Në faqen Facebook “Ajuda ao Leo Ariel”, dy gratë kanë lëshuar një apel për të gjithë ata njerëz që kanë dëshirë që të ndihmojnë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel