Poster i Putin si agjenti 007

14/07/2011 16:55

Putin si agjenti 007 në Casino Royale: Në Moskë është publikuar një poster me fytyrën e kryeministrit rus në vend të asaj të Daniel Craig, me një xhaketë të hapur, me një kravatë të zgjidhur dhe një pistoletë në dorë.

Slogani është: “VV (që do të thotë Vladimir Vladimirovich) do t’ju mbulojë”.

Lartë djathtas imazhit gjendet një adresë interneti që të çon në një lojë virtuale spiunazhi, ku është edhe presidenti Medvedev si superagjent. Shoqëria autore e lojës online mohon autorësinë e reklamës.

Top Channel