Clooney: Në Venezia me një vajzë të re

14/07/2011 16:40

“Do shihemi në Venezia: unë do jem ai me smoking dhe me nje vajzë të re”. Ndërsa Elisabetta Canalis fotografohet në shoqërinë e një të dashuri të ri, pas ndarjes me Clooney, sigurisht që George nuk rri duarkryq.

Në një intervistë për të përditshmen “La Repubblica”, ai ka bërë publike një lidhje të re.

Clooney, që sapo ka mbushur 50 vjeç, do të jetë në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Venecias, ku do të prezantojë filmin e tij të ri “The Ides of March”.

Pyetjes së “Çfarë ndodhi me Elisabetta Canalis?”, aktori amerikan i përgjigjet: “Jo, ju lutem jo. Më falni shumë, nuk kam komente. Do veproj si politikanët… asnjë nuk është më i mirë se mua që të evitoj të tilla argumenta”, shtoi ai.

Top Channel