Spike Lee rikthehet me “Old Boy”

12/07/2011 15:00

Pas tre vitesh mungesë, Spike Lee kthehet pas makinave të xhirimit për
të drejtuar riprodhimin e thrillerit koreano-jugor, “Old Boy”, të Park
Chan Wook.

Lajmin e bëjnë të ditur ueb sajtet kryesore amerikane.

Filmi në fjalë, i xhiruar në vitin 2003 dhe i tipit “dark”, u kthye në film kult pas pjesëmarrjes në festivalin e Kanës në vitin 2004.

Ai bën fjalë për një djalë të rrëmbyer në mënyrë misterioze, të burgosur dhe të torturuar për 15 vjet, që pasi lirohet fillon të hetojë mbi motivet e rrëmbimit të tij.

Top Channel