Betejë imagjinare antiterror

12/07/2011 20:20

Asgjësimi i grupeve terroriste është një ushtrim që batalioni i këmbësorisë së motorizuar, ka demonstruar në stërvitjen ushtarake Biza 2011.

Një shpellë që i përngjan pak a shumë atyre ekzistuese në Afganistan është mburoja e terroristeve dhe forcat tona ushtarake kontigjent i paqeruajtësve shqiptare realizojnë ushtrimin që ka marrë vlerësimet maksimale.

E në të njëjtën përformancw ata kanë kryer edhe atë të lirimit të pengjeve duke plotësuar një kuadër i cili vlen për komandot në terrenin e vështirë ku forcat shqiptare operojnë për herë të parë edhe në front lufte.

Në prani të gjeneraleve, ministri i Mbrojtjes e vlerëson punën e ushtrisë shqiptare si vazhda e integrimit të vendit në strukturën euroatlantike.

Por Biza 2011, i ka dhënë rëndësi të veçantë ushtrimeve trajnuese për t’i dhënë ndihmë komunitetit në rastet e fatkeqësive natyrore, apo edhe në rastet e aksidenteve në zona të vështira malore.

Helikopterët janë tashmë një pjesë e veçantë e mekanizmit të shpëtimit të komunitetit apo edhe të pengjeve. Ata janë vënë në funksionin të plotë të modernizimit të ushtrisë jo në mjete, por në mentalitet.

Në stërvitjen Biza 2011 kanë marrë pjesë edhe nënrepartet e forcat tokësore të zbulimit të ndërlidhjes apo edhe të shëndetësisë.

Top Channel