Penelope Cruz, sërish nën urdhrat e Woody Allen

11/07/2011 13:00

Aktorja Penelope Cruz ka mbërritur të shtunën në Romë për fillimin e xhirimeve të filmit të ri të regjisorit Woody Allen me titull “Bop Decameron”.

Spanjollja mbërriti në kryeqytetin italian me djalin e saj 6-muajsh dhe e rrethuar nga truprojat.

Penelope Cruz ka qenë edhe më parë nën urdhrat e regjisorit njujorkez në filmin e vitit 2008, “Vicky, Christina, Barcelona”. Në filmin e ri Cruz do të interpretojë në krah të aktorëve italianë si Roberto Benigni, Antonio Albanese e Ricardo Scamarcio, si dhe me aktorë të Hollywood-it si Jesse Eisenberg dhe  Alec Baldwin.

Puna për filmin e ri fillon sot.

Top Channel