“Transformers 3” sërish në krye

11/07/2011 15:30

Për të dytën javë është “Transformers 3: Dark of The Moon” që kryeson dhjetëshen e filmave me të ardhura më të mëdha në SHBA, Kanada dhe Evropë.

Vetëm në Itali pjesa e tretë e sagës dedikuar për robotët alienë ka mbledhur 261 milionë dollarë.

Vendin e dytë në renditje e mban “Cars 2” e ndjekur nga “Season of the Witch”.

Top Channel