Shia Labeouf nuk di të zgjedhë rolet

10/07/2011 13:50

Shia Labeouf është bërë i njohur me rolet në filma si ‘Transformers’ apo ‘Indiana Jones’.

Aktori është shumë i dashur dhe tërheqës, por duket se nuk di të zgjedhë rolet për interpretim.

Zbulohet se Labeouf ka refuzuar të luajë rolin e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, në filmin ‘The Social Network’. Nga ana tjetër, Jesse Eisenberg, protagonisti kryesor i këtij filmi, u nominua për Oscar.  

Gjithashtu Shia Labeouf ka refuzuar edhe interpretimin në filmin ‘127 hours’, në të cilin James Franco gjithashtu mori një nominim për Oscar.

 

Top Channel