Kid Rock nuk e harron Pamelën

10/07/2011 14:45

Kid Rock është një tip nostalgjik. Këngëtari, i cili ka qenë 5 muaj i martuar me Pamela Anderson, ka filluar të ndjejë mungesën e modeles së famshme.

Për rokerin, marrëdhënia me të ka qenë më argëtuesja që ka pasur ndonjëherë.

“Ja kam kaluar shumë mirë me Pamelën dhe më ka marrë malli, por kurrë nuk do të martohesha sërish. Martesa prishi gjithçka”, shprehet Kid Rock.

 

Top Channel