Premierat më të fundit të Hollywood-it, por edhe oferta verore në Rrjetin e Kinemave Imperial.

Filmi i gjinisë aksion “Fast five”, pjesë e sagës “Fast and furious” është filmi më i ri në Kinematë Imperial. Në këtë pjesë të pestë të sagës, me regji të Justin Lin, protagonistët Dom dhe Brian, interpretuar nga Vin Diesel dhe Paul Walker përfundojnë në Brazil, ku aventura të reja i presin.

Për voguleshët, Kung Fu Panda 2, në formatin 3D. Panda Po, mbron Lëndinën e Paqes i ndihmuar nga pesë miqtë e tij, por një armik i fuqishëm, Lordi Shen, do që të përdorë një armë të pandalshme për të pushtuar Kinën e madje të zhdukë vetë Kung Fu-në.

Transformers 3, me producent Stieven Spielberg dhe regjisor Michael Bay. Gjinia aksion, fantashkencë dhe aventurë.

Përpos filmave më të fundit, tashmë rrjeti Imperial ka nisur edhe ofertën verore. Për cdo spektator që blen një biletë, do t’i jepet një tjetër falas, që është e vlefshme nga dita e nesërme e dhuratës.

Bileta falas vlen për të pesta sallat e Kinemave Imperial dhe mund të përdoret për të parë si filmat standard, ashtu edhe ata 3D, deri më datë 31 gusht.

Top Channel