Përdhunimi në Korcë, në gjyq edhe autori i dytë

09/07/2011 14:55

Një ditë pasi ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 16-vjecarin
R.M i akuzuar për përdhunimin e të miturit në fshatin Bitinckë te
Devollit, Gjykata e Shkallës së Parë në Korcë ka kërkuar që edhe autori i
dyte i dyshuar, 19-vjecari Eduard Bufi të mbetet në burg për 10 dite
deri në momentin, kur organi i akuzës të paraqesë provat e mjaftueshme
për vërtetimin e përdhunimit.

Seanca gjyqesore eshte zhvilluara me dyer te mbyllura. Burime nga seanca thane se gjykata ka kërkuar nga prokuroria paraqitjen e një ekspertize mjeko – ligjore, e cila të vërtetojë përdhunimin nga ana e 19-vjecarit Eduard Bufi ndersa avokati mbrojtes ka refuzuar akuzën.

Vetëm 6 ditë më parë ngjarja e rëndë u bë publike nga policia e Korcës e cila vendosi në pranga dy të rinjtë pasi ishin identifikuar nga bashkëfshatari i tyre i mitur si autorë të përdhunimit për herë të 4-rt ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA