Shumë gjoba, Balotelli punëson shofer

08/07/2011 16:20

I bindur nga gjobat e shumta të marra në Manchester, Mario Balotelli ka vendosur të punësojë një shofer.

Sipas tabloidit “Sun”, SuperMario ka mbledhur më shumë se 11 mijë euro gjoba në vitin e tij të parë në Angli, kryesisht për parkim të gabuar dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Të gjitha këto e kanë detyruar futbollistin të punësojë një shofer profesionist me kohë të plotë.

Top Channel