Emergjenca Civile, inaugurohet salla operacionale

08/07/2011 12:00

Në prani të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani është inauguruar në
ambientet e kësaj ministrie salla operacionale e menaxhimit te komandes
te situatave te emergjences civile, i mundesuar nga marreveshja me
mbrojtjen civile italiane.

Ne kete salle jane vendosur hartat dixhititale ne baze te nje programi satelitor i cili shfaq zonat me te rrezikuara nga zjarret sipas tempretaturave te dites dhe ky informacion sapo mberrin ne kete salle u kalon menjehere per veprim autoriteteve perkatese.

Ne takimin e prezantimit te ketij projekti drejtues te emergjencave civile ne Shqiperi pohuan se kjo gje minimizon renien e zjarreve ne pyje dhe pershpejton nderhyrjen per izolimin e vatrave te zjarrit. Konkretisht harta dixhitale shfaq me ngjyre jeshile se zona perkatese eshte ne rrezik minimal, kurse kur shfaqet ngjyra e verdhe tregon rrezikun mesatar cka sjell edhe vendosjen e trupave ne varesi njoftimeve te hartes dixhitale.

Top Channel