Denzel Washington, pushime në Portofino

08/07/2011 09:35

Denzel Washington ka nisur pushimet verore duke zgjedhur Portofinon (Itali) për tu relaksuar.

Aktori, fitues dy herë i çmimit Oscar, ka marrë me qera një jaht luksoz për të lundruar në këtë zonë turistike shumë të pëlqyer nga VIP-at.

Washington ndodhet në Itali së bashku me bashkëshorten, me të cilën është martuar 28 vjet më parë, ndërsa asnjë nga 4 fëmijët e tij nuk ka preferuar të kalojë pushimet me familjen.

Denzel Washington ka përfunduar këtë vit xhirimet e filmit ‘Safe House’ dhe pret të fillojë punën për filmin ‘Flight’.

Top Channel