Ashton Kutcher ofendon Robert Pattinson

08/07/2011 18:10

Ashton Kutcher, aktori i cili do të zëvendësojë Charlie Sheen në serialin ‘Two And A Half Man’, ka vendosur t’i bëjë reklamë vetes në kurriz të një kolegu të tij, Robert Pattinson.

Gjatë një interviste televizive në një emision brazilian, partneri i Demi Moore filloi të tallej me protagonistin e sagës së filmave me vampirë ‘Twilight’.

“Përshëndetje të gjithëve, quhem Robert Pattinson dhe jam një vampir gay”, tha Kutcher.

Edhe publiku nuk e mori shumë mirë këtë batutë duke qëndruar i habitur në vend që të qeshte.

Pattinson nuk i ka kthyer ende përgjigje kësaj batute të Kutcher.

Top Channel