“Harry Potter”, Rowling: Mund të vazhdojë

08/07/2011 15:50

Nëse jeni edhe ju si Emma Watson dhe nuk mund ta besoni se “Harry Potter dhe dhuntitë e vdekjes: Pjesa II” është kapitulli final i sagës së magjistarit, mbërrin një lajm që mund t’u ngrejë pak moralin: Fundi i “Harry Potter” mund të mos ketë ardhur.

Shpresat janë ndezur nga vetë J.K.Rowling, që në 1997-n i dha nisjen “Potter-manisë” me librin e parë (në të cilin besonte aq pak sa shtypi vetëm 1 mijë kopje) dhe në 14 vjet ndërtoi një perandori të vertetë editoriale, me shtatë libra që kanë shitur më shumë se 450 milionë kopje dhe janë përkthyer në 67 gjuhë, duke marrë vetëm nga filmat një shumë prej 4 miliardë stërlinash.

“Nuk kam plane të menjëhershme për të rikthyer Harry Potter, por kurrë mos thuaj kurrë. Në fund të fundit është fëmija im dhe nëse dua ta nxjerrë sërish të luaj, do ta bëj”, theksoi shkrimtarja britanike.

Top Channel