Rama: Në PS s’ka luftë destruktive
07/07/2011 17:55
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intevristë për radion “Deutsche Welle”, thekson se nëse Kolegji Zgjedhor do të japë një vendim në favor të humbësit, sic e konsideron ai Lulzim Bashën, kjo do të jetë një barrë e rëndë për vendin.
Gjatë intervistës, Rama ka mohuar zërat për luftë destruktive brenda Partisë Socialsite.
“Demokracia është një proces dhe në rrugën e konsolidimit të saj ka natyrshëm probleme dhe ka gjithnjë mësime që duhen nxjerrë e ndryshime që duhen bërë”, ka deklaruar Rama.
Top Channel