Jessie J: Dua të shpëtoj botën

07/07/2011 12:45

Ashtu siç bëjnë miss-et e sapokurorëzuara, këngëtarja Jessie J ka filluar të lëshojë fraza “gjeniale” sapo është bërë e famshme me këngën “Price Tag”.

Së pari, britanikja deklaron se është shumë e lumtur me gjithçka që po i ndodh sepse gjithmonë ka dashur të ndryshojë jetën e njerëzve nëpërmjet teksteve të këngëve të saj.

Më e bukura vjen më pas.

“Dua të bëj muzikë që nuk “vdes” kurrë. Që kur isha e vogël shkruaja poezi dhe këngë për të vënë njerëzit në mendime. Gjithmonë jam munduar të shpëtoj botën”, shprehet 23-vjeçarja për mediat britanike.

Më tej, Jessie J tregon se nuk i pëlqejnë sjelljet prej fëmije të VIP-ave… por duke parë pozat që merr në foto, këto refleksione të saj nuk duhen marrë shumë parasysh.

Top Channel