Harry Potter, “fillimi i fundit”

07/07/2011 21:20

Pas 14 vjetësh, shtatë libra dhe tetë filma, me 6.4 miliardë stërlina përfitime, ka mbërritur momenti i fjalës “fund”: këtë mbrëmje në Londër është ngritur sipari për Harry Potter.

Gjithsej për filmin janë 450 milionë kopje të shitura në 70 gjuhë të botës, por edhe 160 palë syze të rrumbullakta të veshura nga Daniel Radcliffe në sheshxhirim, 25 mijë kostume dhe 600 uniforma shkollore, 2182 litra shampo dhe balsam për flokët e aktorëve, 5800 shenja në formë rrufeje dhe 900 shishe kujtese.

“Dhuntitë e vdekjes, pjesa e dytë”, finalja e madhe e sagës e së magjistarit të vogël me shenjën në ballë me të cilën J.K. Rowling ka hipnotizuar të mëdhenjë dhe fëmijë nga 7 në 70 vjeç, ka arritur në finish atje ku gjithçka kishte filluar, në një Hogwarts të shkatërruar dhe një grumbull rrënojash.

Ka qenë pikërisht në një hotel të madh në shaptullat e King’s Cross që 22 talentet e serisë së bashkue me Daniel Radcliffe kanë prezantuar në një konferencë për shtyp “fillimin e fundit”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel