Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, 2 viktima

06/07/2011 08:35

Në aksin Peqin-Rrogozhinë, në orën 04:00 të mëngjesit, tek vendi i quajtur Ura e Madhe, në fshatin Karin’ ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tre automjete.

Mjeti tip BMW me targa të huaja, me drejtues Dhimiter Haxhillari, 43 vjeç, nga Cërriku, me pasagjerë Leonidha Kote, 50 vjeç nga Gramshi, është përplasur me mjetin fuoristradë me targa Elbasani EL 9702B, me drejtues Bardhyl Cërriku, 66 vjeç nga Elbasani dhe me kamionin me targa Korçe KO 59 72 B, me drejtues Asqeri Lamllari, 50 vjeç nga Korça.

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen Dhimitër Haxhillari dhe Leonidha Kote.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar në polici. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Personat e tjerë që u përfshinë në aksident nuk janë të lënduar.

Top Channel