Shirgjan, banorët në protestë

05/07/2011 09:35

Banorët e Shirgjanit po zhvillojnë një protestë për shkak të tensionit të ulët të energjisë elektrike, që u ka djegur atyre mjetet elektro-shtëpiake.

Sipas informacioneve të fundit, të mbështetur edhe nga banorët e Kuqanit, banorët kërkojnë një transformator të ri.

Transformatori aktual është vetëm 120 kilo/volt, nga 240 që duhet të jetë, dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe bizneset.

Banorët kanë paralajmëruar se, nëse nuk vendoset transformatori i ri do të bllokojnë rrugën Elbasan-Cërrik. Kjo është hera e dytë brenda muajit që ata protestojnë për këtë cështje.

Top Channel