Kongresi i PS-së, më 5 nëntor
02/07/2011 13:40
Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi deklaroi se në
Asamblenë e Përgjithshme u vendos që kongresi i Partisë të zhvillohet më
5 nëntor, ndërsa deri më datë 1 shtator duhet të përfundojë procesi për
të zgjedhur strukturat e partisë.
“Duke parë rezultatin e 8 majit, PS-ja është e aftë të triumfojë në të gjithë vendin dhe të drejtojë të gjithë strukturat ku ka fituar”, tha Klosi.
Në mbyllje të Asamblesë, Klosi njoftoi se është marrë vendimi për ngritjen e dy grupeve të punës, për ndryshimet strukturore të partisë dhe për programin e ri të saj.
Top Channel