Bisedimet Prishtinë-Beograd kanë qenë tema kryesore e një debati të zhvilluar në seancën e sotme të Parlamentit serb.

Deputetët e opozitës serbe kanë akuzuar qeverinë se me këto bisedime vendi po shkon gradualisht drejt njohjes së Kosovës.

Por negociatori Borko Stefanovic u është përgjigjur deputetëve duke deklaruar se, Beogradi përmes bisedimeve nuk po u jep legjitimitet institucioneve të Kosovës.

Stefanovic ka deklaruar se Beogradi nuk do të njohë pasaportat kosovare dhe as do të lejojë targat me stemën e Kosovës.

“Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkohen zgjidhje praktike për jetën e shqiptarëve dhe serbëve, 90 për qind prej të cilëve kanë dokumenta kosovare”, ka pohuar Stefanovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA