Nazarko: Rezultati u manipulua

30/06/2011 21:55

Për analistin Shpëtim Nazarko, rezultati për bashkinë e Tiranës është manipuluar përmes shtimit të votave nga segmente të caktuara politike.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Nazarko ka dhënë edhe një sqarim që sipas tij fakton këtë manipulim zgjedhor.

“Nëse unë kam kutinë e kryetarit me fletët që më duhen, atëherë nuk mund të ketë fletë të tjera sepse kutia do të derdhet në tryezë. Nëse t’i më vjen mua me një procesverbal si indicje që kanë humbur kaq vota, për shembull 4, normalisht unë duhet të kontrolloj kutinë e kryetarit dhe nëse votat s’përputhen, i bie që të jetë manipuluar votimi”, ka deklaruar Nazarko.

Analisti i njohur i shtypit shqiptar ka kujtuar se deri më datë 14 maj askush s’ka pasur interes për fletët e tjera, që sipas tij filluan të ngjalleshin pas rezultatit që i jepte Ramës 10 vota plus.

“Në datë 14 të gjitha kutitë e kryetarëve janë numëruar. Me përjashtim të njësive 1 dhe 10, të tjerat ishin numëruar. Zona 5 kishte mbetur e fundit ngaqë ishte më e madhe”, ka shtuar Nazarko.

Top Channel