Cupi: Zgjedhjet, s’ka pavlefshmëri

30/06/2011 22:30

“Zgjedhjet janë të vlefshme dhe nga ana proceduriale pavlerfshmëria e tyre është mënjanuar”. Kështu deklaron analisti Frrok Cupi i ftuar në studion e Top Story në Top Channel.

Për zotin Cupi zgjedhjet në Tiranë janë konsideruar të vlefshme si nga dy vendimet e Kolegjit Zgjedhor, po ashtu edhe nga vetë opozita deri më tani.

“Pavlefshmëria e zgjedhjeve është mënjanuar. Zgjedhjet janë konsideruar të vlefshme. Nuk mund të gjykohet një cështje për së dyti”, tha Cupi.

Cupi vijoi se mosrakordimi i fletëve të votimit me numrin e votuesve nuk i prish zgjedhjet dhe për të e rëndësishme është që numri i fletëve të shpërndara nga KQZ nëpër qendrat e votimit është i barabartë me numrin e fletëve që kanë dalë nga këto qendra.

Top Channel