Berisha: Nuk rrisim taksat

27/06/2011 16:00

Qeveria nuk do të ndryshojë politikën e saj për të mos rritur taksat dhe
për të rritur pagat dhe pensionet, pavarësisht se nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar u sugjerua pak ditë më parë rritja e taksave dhe ngrirja e
veprimeve për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Kete qendrim te qeverise shqiptare e konfirmoi ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha, i cili tha se i ka degjuar me vemendje dy kerkesat e FMN-se, por qe nuk do te permbushen.

Arsyeja kryesore sipas kryeministrit Berisha eshte se Shqiperia ne keto vite ka faktuar se modeli i saj ekonomik i taksave te uleta, i qeverise se vogel me administraten me te vogel ne rajon, i investimeve ne infrastrukture dhe privatizimit te kompanive shteterore, ka rezultuar me rritje ekonomike edhe ne kohen e krizes me te rende financiare nderkombetare, me hapjen e bizneseve te reja dhe rritje te vendeve te punes dhe me dyfishim te te ardhurave ne buxhet ne nje hark kohor 4 vjecar.

“Une nuk them se eshte bulevard me lule, jo absolutisht. Kam mirekuptim per disa kerkesa te FMN-se, por ne nuk mund te rrisim taksat. Ne do te rrisim performancen gjithnje e me shume. Ne besojme se duke konsoliduar dispilinen fiskale dhe duke ulur taksat ne krijojme me shume vende pune dhe me shume rritje. FMN jo pa arsye kerkon rritjen e taksave. Duhet te jemi realiste. por modeli yne funksionon. Ne kemi nevoje per lulezimin e biznesit. Ne kemi nevoje per suksesin e biznesit, ndaj do te qendrojme vendi me taksat me te uleta ne Europe. FMNka shprehur shqetesim per rritjen e rrogave. Ky shqetesim eshte i kuptueshem, por ceshtja eshte se rritja e rrogave ka te beje me investimin ne burimet njerezore ndaj edhe ne do te vazhdojme ne kete. Jo vetem se eshte premtim elektoral, por une besoj se investimi me i rendesishem eshte tek njeriu”, tha Berisha.

Per te konkretizuar sesi ka ndikuar ulja e taksave ne rritjen e ekonomise dhe pse ato nuk do te rriten sic sugjeron FMN-ja, kryeministri Berisha perdori nje te dhene te 5 muajve te pare te ketij viti, ku ne kete hark kohor ne Shqiperi jane regjistruar 20 ndermarrje te reja fason, qe punojne me mallrat e importuar, kur ne vitet e meparshme jane rregjistruar maksimumi 10 gjithsej.

“Kompanite fason jane kompanite e punesimit me te fuqishem. Pse u dy dhe trefishuan? Erdhi sepse hoqem taksat per mallrat e importuara qe ato perdorin per prodhim. Pra, ne pamje te pare me politiken tone te uljes se taksave duket se po ecim ne kunderrryme. Jo. Ky eshte model suksesi, sepse,vertet humbim 10 apo 15 milione euro, por eshte rritur eksporti dhe punesimi. Pra, fitohet shume me teper se c’eshte humbur”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta