Dhunohen varrezat e Dëshmorëve në Korcë

24/06/2011 15:10

Varrezat e Dëshmorëve në Korcë janë dëmtuar rëndë aq sa në sipërfaqe kanë dale eshtrat.

Jane disa dhjetra varre te demtuar rende jo nga agjentet atmosferike por nga dora njerezore qe ka thyer pllakat duke nxjerre ne siperfaqe eshtrat.

Per kete dhunim te varrezave nuk eshte marre asnje mase dhe duket se e gjithe zona, e cila vizitohet nga autoritetet vendore vetem nje here ne vit, eshte mbuluar e gjitha nga bimesia.Ne kete varreze jane eshtrat e deshmoreve te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore.

Shqetesimi per kete dhunim te varrezave eshte ngritur edhe prane bashkise se qytetit por ende situata vijon e njejte. Ne nje rast te ngjashem te varreve dhe nxjerrjes se eshtrave ne siperfaqe, ne fshatin Boboshtice, prokuroria nisi hetimet dhe gjykata denoi me burgim disa persona.

Top Channel