Kuvendi kthen dekretet e Topit

23/06/2011 14:50

Në mungesë të socialistëve, por me votë unanime të mazhorancës,
Parlamenti votoi pro miratimit të dekretit të Presidentit për emërimin e
Fatmir Hoxhes si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Por miratimi i ketij dekreti nuk ishte akti me i rendesishem i Parlament. Perpara se te hapej votimi nominal per dekretin e vetem qe u hodh ne votim nga kater gjithsej qe presidenti Bamir Topi ka cuar ne parlament, mazhoranca vendosi, serish, ne menyre unanime propozimin e Komisionit te Ligjeve per te miratuar vetem 1 nga 4 dekretet. Jo vetem sepse, sipas Komisionit te Ligjeve kjo eshte e vetmja kandidatura qe permbush kriteret qe Parlamenti ka per vlefshmerine e kandidaturave, por c’eshte me e rendesishmja per te zbatuar vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese per respektimin e parimit kushtetues te rotacionit dhe perteritjes se mandateve ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo gjykate u dha te drejte demokrateve ne shqetesimin e ngritur prej tyre se ky parim ishte shkelur per disa anetare, te cilet vazhdojne te qendrojne ne detyre pertej mandatit kushtetues, por se ky ishte nje problem qe si burim kishte ligjin.

Duke qene se Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj i njohu parlamentit kompetencen per te gjetur dhe zbatuar mekanizimin ligjor per perteritjen e perberjes se kesaj gjykate cdo tre vjet, me nje te treten e saj, Parlamenti vendosi t’ia ktheje Presidentit te Republikes 3 dekretet e tjera. Kjo eshte hera e pare qe Kuvendi i Shqiperise ndjek kete procedure duke i kthyer mbrapsht presidentit dekretet per emerimin e anetareve te insitucioneve kushtetuese pa i hedhur me pare ne votim dekretet ne seance plenare. Sipas arsyetimit te Komisionit te Ligjeve, qe u miratua nga shumica ne parlament, nese seanca do te kryente proceduren e votimit qofte edhe duke rrezuar tre dekretet e tjera te presidentit, Kuvendi i Shqiperise do te dhunonte vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Duke miratuar vetem nje propozim te presidentit dhe duke i kthyer mbrapsht 3 te tjeret, shumica parlamentare konsideron se i ka dhene fund debatit te hershem institucional per perteritjen e perberjes se Gjykates Kushtetuese. Sipas ketij vendimi, Presidenti i Republikes do te kete mundesi te ushtroje te drejten kushtetuese per emerimin e tre anetareve te tjere te Gjykates Kushtetuese pas me shume se dy vjetesh.    

Top Channel