Idrizi kërkon ngritjen e cështjes came nga politika

23/06/2011 15:20

Parlamenti shqiptar kujton me një minutë heshtje viktimat came të
genocidit grek 66 vjet më parë, ndërsa autoritetet greke urdhëruan
dëbimin nga shtëpitë e tyre.

“Ne do të nderojmë thjesht datën, që vetë si parlament kemi vendosur të përkujtojmë, apo të bëjmë dicka thelbësore për të vlerësuar kujtimin e atyre mijërave gra, fëmijë e pleq që patën një vdekje të tmerrshme. Si njerëz unë sot t’ju kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje për kujtimin e tyre”, tha kryetari i Partisë për Drejtësisë, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU-së, kerkoi nga parlamenti shqiptar miratimin e nje rezolute per te denuar krimet ndaj cameve dhe njohjen e pronave te tyre.

Sipas Idrizit, rezoluta nuk është ndonjë shpallje lufte, përkundrazi, afirmim i një bashkëjetese në paqe që duhet të ekzistojë më fqinjët, bashkëjetesë që kalon nga e drejta.

“Eshtë afirmim i dinjitetit tonë njerëzor dhe kombëtar. Rezoluta synon të jetë një dokument pragmatik, një vijë sjellje te pashmangshme për asnjë qeveri, ajo do t’i kërkojë qeverisë në takimet me palët greke, respektimin e traktatit të miqësisë dhe konventave evropiane. Rezoluta nuk do të kërkojë gjyq historie për fqinjin, por kërkim ndjese për të lehtësuar ndërgjegjjen e të gjithëve. Rezoluta nuk kërkon rishikim kufijsh, por restaurim dhe rikthim të së drejtës tek i zoti, sidomos për të drejtën pronësore”, tha Idrizi.

Top Channel