Villas Boas lë Porton

21/06/2011 23:00

Andres Vilas Boas është larguar nga skuadra e Portos, duke i hapur rrugë kështu transferimit të tij tek londinezët e Celsit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi portugez, sipas të cilit 33 vjecari ka paguar 15 mln euro për prishjen e njëanshme të kontratës, shifër rekord kjo përsa i përket tregut të trajnerëve.

Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por sipas të gjitha mediave europiane, trajneri që fitoi me Porton 3 trofe sezonin e ardhshëm, do të udhëtojë drejt kryeqytetit anglez për të nënshkruar kontratën e re me manjatin rus, Roman Abramovic.

Top Channel