NJOFTIM I RËNDËSISHËM I DIGITALB

21/06/2011 23:15

DIGITALB, njofton të gjithë abonentët e platformës satelitore të cilët disponojnë një dekoder High Definition KAON, se Ditën e Enjte ora 23:00, do të lëshojë përmes satelitit një softuer të ri, që do të përditësojë programimin ekzistues të këtyre pajisjeve.

Kjo ështe një PROCEDURË AUTOMATIKE, e cila do të nisë dhe përfundojë vetë, pa qenë nevoja të bëni veprime shtesë. Kjo procedurë mund të zgjasë deri në 10 minuta.

DIGITALB ju tërheq vëmendjen se duhet të bëni KUJDES, pasi NUK DUHET TA HIQNI NË ASNJË MOMENT DEKODERIN NGA PRIZA, NDËRKOHË QË KRYHET PROCEDURA, SEPSE KY VEPRIM MUND TË SHKAKTOJË PROBLEME TË PARIPARUESHME!

Do të kuptoni që procedura ka përfunduar me sukses, kur në momentin e fundit të rindezjes automatike, do të shfaqet logo zyrtare e DIGITALB dhe transmetimet do të vijojnë vetë normalisht si më parë.

Top Channel