Durrës, mbytet një 11 vjecare

19/06/2011 20:10

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e pasdites në plazhin e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Nga informacionet që vijnë, një 11 vjecare ka humbur jetën në këtë plazh pasi është mbytur në det.

Mësohet se 11 vjecarja me inicialet F.K ishte duke u larë më shoqet në momentin që është mbytur.

Trupi i pajetë u nxorr nga polumbarët.

Top Channel