Prokuroria: 3 vjet burg Aziz Kelmendit

16/06/2011 11:20

Ka vijuar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës procesi gjyqësor në ngarkim të biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e këngëtares Emi.

Sipas informacioneve të fundit, gjatë procesit prokurorët e cështjes kanë kërkuar dënimin e tij me 3 vjet burg, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Nga ana e tij, Kelmendi ka kërkuar përmes avokatit të tij gjykim të shkurtuar duke pranuar akuzën e ngritur nga prokurorët.

Këngëtarja e re Emi u vra vitin e kaluar, pasi u tërhoq zvarrë nga makina e biznesmenit kosovar, jashtë ambjenteve të një klubi nate të Tiranës.

Top Channel