Fushë-Krujë, makina përplas ciklistin

16/06/2011 08:35

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve të fundit, 48-vjecari po udhëtonte me bicikletë, kur papritur është goditur nga një makinë me targë “KR 7224 A”.

Burime policore njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bubq, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë të automjetit.

Uniformat blu po kontaktojnë me të afërmit e viktimës, i identifikuar nga dokumentet që kishte me vete si shtetasi Behar Xhaferri.

Top Channel