" /> ">

“Jemi ende gjallë”, protesta qytetare para kryeministrisë

16/06/2011 00:15

“Jemi ende gjallë” ishte slogani i një proteste të heshtur përpara godinës së kryeministrisë në Tiranë.

Me një pjesëmarrje simbolike, të pranishmit deshën të tërheqin vëmendjen e qeverisë dhe të kryeministrit drejt qytetarëve, që ishin edhe pjesë e sloganit të mazhorancës në zgjedhjet e fundit lokale.

Protestuesit, nëpërmjet këtij tubimi, pa fjalë dhe parrulla, protestuan simbolikisht ndaj situatës politike dhe gjendjes jo të mirë ekonomike.

Mustafa Nano sqaroi shkurtimisht për gazetarët se kjo protestë ishte thirrur nëpërmjet rrjetit social Facebook, dhe i ishte bërë jehonë edhe nga një pjesë e shtypit të ditës.

Top Channel