Shteti fsheh dhunën

11/06/2011 15:30

Dhuna e policisë ka qenë një shqetësim i ndërkombëtareve, por këtë radhe
ajo denoncohet me forcë jo vetem nga Avokati i Popullit, por edhe nga
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Këta kanë marre si shembull dhunimin e një personi. Avokati i Popullit shpjegon ne nje rekomandim te gjate drejtuar Prokurores se Pergjithshme, Drejtorit te Pergjithshem te Policise dhe Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, se gjate arrestimit te 40-vjecarit R. Haxhiraj forcat e policise kane ushtruar dhune fizike cnjerezore dhe se gjate aksionit per kapjen e tij, ai nuk posedonte arme apo sende te tjera te rrezikshme dhe nuk ka bere rezistence qe t’i nenshtrohej policise.

Por Avokati i Popullit nenvizon se fshehja e kesaj dhune ndaj tij eshte edhe me e rende. I arrestuari eshte percjelle nga spitali ne spital dhe gjate vleresimit te mases se sigurie ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ai ka deklaruar ne salle, se shenjat ne fytyre jane produkt i dhunes se policise.

I arrestuari ka kerkuar te kontaktoje me Avokatin e Popullit, por nuk eshte lejuar. Avokati i Popullit thekson qendrimin indiferent te mbajtur nga te gjitha institucionet qe nga policia, gjykata, prokuroria, spitalet dhe burgjet per te denoncuar kete dhune.

I menjehershem ka qene reagimi i Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama per kete rast. Kryeprokurorja kerkon angazhimin serioz te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore, qe vihen ne dijeni per raste te ushtrimit te dhunes fizike ndaj te ndaluarve apo arrestuarve, qe te veprojne aktivisht ne mbledhjen e provave, per te vene para pergjegjesise autoret. “Ne te kundert, – shton zonja Rama, – prokuroret dhe oficeret e policise gjyqsore do te mbajne pergjegjesi, sipas ligjit ne rast mosveprimi nga ana e tyre”.

Top Channel