Shalë, kryetari i komunës plagos një person

11/06/2011 18:40

Prag zgjedhjet për komunën Shalë në Shkodër, kanë sjellë një ngjarje të rëndë. Një person është qëlluar me armë dhe është plagosur për shkaqe politike. (UPDATE)

Bëhet fjalë për një të afërm të kandidatit socialist për komunën Shalë i cili është qëlluar, sipas policisë, nga kandidati demokrat Dedë Tonaj.

Zgjedhjet në këtë komunë do përsëriten për shkak të parregullsive të rënda.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në periferi të qytetit, tek zona e quajtur ish Fermentimi.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Dedë Tonaj me detyrë kryetar i komunës Shalë ka debatuar ashpër me një shtetas që është djali i xhaxhait të kandidatit të Partisë Socialiste.

Debati ka përfunduar me përdorimin e armëve pasi një prej personave është qëlluar në këmbë me pistoletë.

Autori i ngjarjes, pas plagosjes, është larguar për në drejtim të Dukagjinit, ndërsa policia është vënë në ndjekje.

Në komunën Shalë në Dukagjin, zgjedhjet vendore do të përsëriten.

Top Channel