Reshjet shkaktojnë dëme

11/06/2011 17:55

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar jo pak dëme në rrethin e Durrësit.

Si rezultat i rrebeshit të shiut në rrugën Durrës-Shijak ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa shumë banorëve e kanë gjetur veten të izoluar nga uji që ka pushtuar territoret përreth shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Dëme janë regjistruar edhe në fushën e bujqësisë.

Kështu në Fermë Xhafzotaj dhe Rrashbull janë dëmtuar hektarë të tërë të mbjella me perime dhe vreshta.

Pak ditë më parë në zona të tjera të rrethit bregdetar u dëmtuan arat e mbjella, si dhe serat në Spitallë.

Ndërkohë nuk ka ende një bilanc të qartë për dëmin në fushën e bujqësisë, pasi një pjesë e të dëmtuarve i kanë shmangur raportimet në nivel lokal dhe kanë nisur të ndërhyjnë vetë për të zvogëluar pasojat e mëpastajme dhe shmangur dëmet nga kushtet e paqendrueshme atmosferike të kësaj vere.

Top Channel