Durrës, gjendet kufoma e një gruaje

11/06/2011 12:25

Në një kanal në zonën kodrinore të komunes Ishëm në Durrës është gjetur kufoma e dekompozuar e nje gruaje te re.

Trupi eshte derguar drejt Tiranes për t’iu nënshtruar ekspertizës së specializuar mjeko-ligjore. Në morgun e spitalit rajonal të Durrësit ku dhe i është nënshtruar kqyrjeve paraprake thonë se në gjendjen në të cilën ndodhet kufoma është e vështirë të përcaktosh nëse ajo është viktimë e ndonjë krimi dhe ta përcaktosh natyren e krimit.

Bazuar në shkallën e dekompozimit të trupit që i është nënshtruar agjentëve atmosferikë, përfshirë temperaturat e stinës, mendohet që  viktima ka gjetur vdekjen rreth 3 javë  me pare. Në trupin e gruas që mendohet të jetë 25-28 vjece u gjet një varëse dhe unazë floriri, të cilat do të përdoren si objekt për identifikimin e saj. Policia eshte pritje te interesimit  te familjarëve të personave të humbur.
 

Top Channel