Aleanca Kuq e Zi: “Jo” lejimit të projektit grek

11/06/2011 12:10

Aleanca Kuq e Zi reagon për projektin grek për një program kërkimesh të
naftës dhe gazit në detin Jon, në zonën detare të Korfuzit.

“Projekti është cënim i integritetit territorial të Shqipërisë. Nuk duhet lejuar asnjë kërkim në detin Jon, pa u përcaktuar më parë kufijtë”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Po ashtu Aleanca kërkon nga shteti shqiptar që të hetojë mbi projektin grek për kërkime nafte dhe gazi në detin Jon.

Top Channel