Zyrtarët, pasuri jashtë vendit

10/06/2011 12:00

Kreu i Inspektoratit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, Adriatik
Llalla, kërkoi zyrtarisht ndihmën e misionit policor të Bashkimit
Europian për të gjetur pasuritë e fshehura të zyrtarëve shqiptarë, që
sipas tij dyshohet të jenë depozituar jashtë vendit.

Llalla nuk beri publik emra apo shifra, por tha se ka dyshime serioze per zyrtare te te gjitha niveleve.

“Janë disa raste në proces verifikimi, përfshi këtu edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme”, u shpreh Llalla.

Gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit “PAMECA”, ministri i Brendshem Bujar Nishani vleresoi rolin e policise ne zgjedhjet e 8 majit dhe u shpreh se ajo nuk ra pre e provokimerve te ndryshme; duke ju referuar protestave te deputeteve te Partisë Socialiste përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
 
“Kam kenaqesi te ndaj eksperiencen pozitive të Policisë së Shtetit që ka ditur të përballet me provokime për thyerjen e rendit dhe qetësisë me guxim dhe qetësi, larg ndikimit politik”, tha Nishani.

Por ambasadori i BE-se ne Shqiperi, ka nje tjeter vision per pritshmerine nga policia shqiptare. Sequi tha se BE ne kete kohe krize financiare po vazhdon te jape miliona euro vetem qe policia shqiptare jo thjesht te beje hapa perpara por qe te jete e njejte me ate te vendeve te BE-se.

“BE ka shpenzuar rreth 25 milionë euro vitet e fundit, kjo eshte per t’u marre ne konsiderate ne nje kohe krize financiare. Dhe kjo eshte bere per te investuar policine, e cila do t’i sherbeje qytetareve, rendit dhe qetesise”, tha Sequi.

PAMECA duhet ta kishte perfunduar misionin e saj ne Shqiperi, por e shtyu asistenten edhe me një vit tjetër.

Top Channel