PD: Rama tentativa për të sabotuar demokracinë

10/06/2011 16:00

Partia Demokratike deklaron se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur me
rrugën e ligjit dhe procesit demokratik, dhe jo atë të kërcënimeve dhe
presioni politik.

Në një reagim pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama se beteja e Tiranës është përcaktuese për integrimin e Shqipërisë, kryekeshilltarja e Keshillit Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku theksoi se “tentativat e z. Rama për të sabotuar demokracinë shqiptare me kërcënime dhe presione, janë të papërshtatshme”.

“Shqiptarët e dinë se lufta politike e z.Rama i përket të kaluarës, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi duan të ardhmen. Komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike”, thuhet në reagim.

Top Channel