Fushë-Krujë, shkatërrohet ura me tritol

10/06/2011 11:50

Sërish tronditet qyteti i Fushë-Krujës dhe rrethinave përreth nga një
tjetër shpërthim eksplozivi. Tre ditë pas vendosjes së tritolit të dy
shtyllave të tensionit të lartë që furnizon me energji fabriken e
cimentos, tashmë është një urë që është shkatërruar me eksploziv.

Ura ndodhet ne lagjen e Taleve Fushë- Krujë. Behet fjale per nje rruge dytesore, te cilen administrata e fabrikes e kishte shfrytezuar pas hedhjes ne ere te ures se Larushkut, disa dite me pare. Punonjesit e fabikes leviznin me furgon nepermjet nje rruge dytesore.

Edhe pse ura ndodhej ne afersi te banesave ne fshatin Fushe-Kruje, personat ende te paidetifikuar i kane vendosur eksplozive, duke e shkaterruar nje pjese te ures dhe duke e bere te pakalueshme per mjetet.

Eksplozivi eshte vendosur ne oren 2:30 minuta, ndersa nga shperthimi jane demtuar edhe banesat qe ishin ne afersi te saj.

Policia  ka nisur hetimet, por deri tani nuk ka te ndaluar per ngjarjen. Nderkohe qe rruga qe lidh fabriken me rrugen nacionale i ka mbetur tashme vetem nje rruge hyrëse, qe eshte nga fshati Borizan i Krujes.

Top Channel