" /> ">

Drejtoria Arsimore tërheq vendimin për “Konferencën e Pezës”

10/06/2011 11:25

Pas protestës së ashpër të prindërve në shkollen “Konferenca e Pezës”, tërhiqet Drejtoria Arsimore në Tiranë.

Mësohet se kjo shkolle do te vazhdoje funksionin se saj per ciklin 9-vjecar,cka konfirmohet zyrtarisht edhe nga Drejtoria Arsimore.

Mengjesin e sotem kane protestuar edhe prinderit dhe nxenesit e shkolles “Hoxha Tahsim” te cilet pretendojne se vendimi i Drejtorise Arsimore eshte penalizim per femijet e tyre.

Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Arjana Bekteshi ka kerkuar qe te beje nje rishperndarje te nxenesve ne tre gjimnazet kryesore te vendit “Sami Frasheri”, “Qemal Stafa” dhe “Ismail Qemali”, ku numri i nxenesve eshte shume i larte dhe mesime perfundon ne oren 21:00. Zonja Bekteshi kerkon qe te ule fluksin e nxenesve ne keto shkolla ku numri i nxenesve shkon deri ne 1600.

Top Channel