BE diskuton për vizat

10/06/2011 00:00

Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së diskutoi propozimin e fundit të Komisionit Europian, për amendimin e rregullores për vizat, me qëllim ndëshkimin e vendeve që abuzojnë.

Komisionerja, Cecilia Malmstrom u shpreh se ishte diskutuar vetëm pezullimi si proces, e jo për rikthimin e regjimit të vizave tek vendet specifike, që u përmenden me shqetësim nga disa vende anëtare gjatë takimit, por askush nuk kërkoi pezullimin e regjimit të lirë me to, sic tha ajo.

“Ka ende shumë azil-kërkues që vijnë, në veçanti nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe nga Serbia në BE dhe vetëm pak prej kërkesave të tyre janë pranuar. Ky është një problem që e kemi ngritur me ta, në nivele të ndryshme”, tha Cecilia Malmstrom, Komisionere e Brendshme e BE-së.

Komisioni do të raportojë për herë të parë në muajin korrik për mënyrën se si vendet e Ballkanit kanë respektuar detyrimet e regjimit te lire te vizave.

Deri tani vleresohet se qytetaret shqiptarë nuk kanë abuzuar, pasi kanë ruajtur të njëjtat ritme të aplikimit për azil, krahasuar me periudhën përpara 15 dhjetorit 2010, kur hyri në fuqi liberalizimi i vizave me BE-në.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel