Austria nxjerr në shitje Alpet

10/06/2011 14:45

Austria ka nxjerrë në shitje Alpet e saj. Bëhet fjalë për dy male që
kanë dalë në treg me një cmim prej 121 mijë eurosh, në Kartitish.

Sipas së përditshmes “Die Presse”, bëhet fjalë për dy maja të Alpeve Karnike, Kingiati i Madh, i lartë 2690 metra dhe Roskopf, 2600 m.

“Në Greqi po shesin ishujt, ne këtu po shesim malet”, ka komentuar kryetari i bashkisë vendimin e pushtetit vendor.

Deri në vitin 2001, malet ishin pronë e Republikës së Austrisë, por më pas Shoqëria Federale Imobiliare bleu të drejtën e pronësisë për 300 mijë euro.

Top Channel