QSUT, në pritje të ilaceve

09/06/2011 15:35

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, Saimir Ivziku pranon mungesën e
medikamenteve në spitale, por shpjegon, se është ligji i prokurimeve, ai
që krijon cdo vit boshllëqe në këtë periudhë.

“Periudha maj-qershor koincidon me mungesa të ilaceve për faktin se procedurat e prokurimit pengojnë një furnizim normal për kërkesa që kanë institucionet”, thotë Ivziku.

Kreu i QSUT-së shpjegon se e gjithe administrata po punon per te permiresuar kete situate dhe tregon se jane 200 lloje medikamentesh, te cilat jane perfshire ne tendera, por jane procedurat burokratike ato qe krijojne vonesa ne kohe. Ai garanton se brenda qershorit nisin furnizimet e para me ilace dhe materialeve per urgjencat.

“Nuk kemi marrë ende asnjë ofertë që do të thotë se ky grup ilacesh do të hidhet përsëri në tender”, tha Ivziku.

Sipas Ivzikut, QSUT u ofron sherbim rreth 13 mije pacienteve ne dite madje, pertej statusit te saj terciar, duke kryer dhe shume nderhyrje qe duhet te behen ne spitalete e rretheve. Por gjithsesi ai kerkon qe te behen ndryshime te ligjit te prokurimeve.

Sipas tij, ndonese ka fonde QSUT edhe pse ne kete situate emergjente nuk mund te kryeje blerje me prokurim te DPD. Me reformen e ndermarre Ivziku garanton se pas nje viti QSUT do te ofroje ne tjeter imazh per pacientet dhe personelin mjeksor.

Top Channel