Bekteshi: Mësuesit s’shkarkohen, zhvendosen

09/06/2011 16:05

Drejtoresha e Drejtorise Arsimore, Arjana Bekteshi sqaron se nuk do te
kete pushime nga puna per asnje nga mesuesit e tre shkollave 9-vjecare
ne Tirane.

“Nuk mund të ketë asnjë shkarkim, pasi nxënësit janë po ata. Mësuesit thjesht do t’i ndjekin në shkollat ku do të zhvendosen”, tha Bekteshi.

Numri i nxenesve ne keto shkolla sipas te dhenave rezulton i ulet. Numri i nxenesve te klasave te para ne shkollat publike ka rene nga viti ne vit.

Ne shkollen ‘Hoxha Tahsim’ numerohen 341 nxenes, ne shkollen ‘Konferenca e Pezes’, 546 dhe ne shkollen “Servete Maci” 500 nxenes. Nderkaq vetem ne gjimnazin “Sami Frasheri” ka 1800 nxenes. Mesimi me dy turne, ne gjimnaze ben qe nxenesit te perfundojne mesimin rreth ores 20:30

Rreth 150 nxenes te muzikes se shkolles “Servete Maci” do te mesojne ne shkollen “Lidhja e Prizrenit”, ku aktualisht numerohen 7 klasa te medha bosh dhe 11 ambiente te vogla qe shfrytezohen per veglat e muzikes. Ne Tirane gjatë vitit 2010 jane regjistruar 5091 nxenes ne klasa ta para, nderkohe qe ne te nenten jane 6528.

Top Channel