FIFA nuk do të lejojë kombëtaren iraniane të futbollit të femrave që të luajë Lojërat Olimpike 2012 nëse nuk ndryshon uniformën.

Uniforma konsiston në fanellë të bardhë, tuta të bardha dhe një shami të bardhë që mbulon kokën e lojtareve dhe për këtë arsye nuk u lejua që Irani të luante kundër Jordanisë javën e kaluar, në një ndeshje klasifikuese për Olimpiadën e Londrës.

Sipas FIFA-s, rregullat parashikojnë që në ndeshjet kualifikuese për Lojërat Olimpike as lojtarët dhe as stafi teknik nuk mund të përcjellin mesazhe që kanë lidhje me politikën, fenë apo mesazhe komerciale.

Top Channel