Jobs sot do të prezantojë iCloud

06/06/2011 10:55

Me iCloud, shërbimi i ri i Apple që Steve Jobs do të prezantojë sot në
San Francisco, gjithçka do të jetë e aksesueshme kudo, në laptop, në
smartphone apo iPad.

Tekstet, muzika, fotot dhe videot do të mund të përdoren pa dashur të kesh asgjë shtesë me vete.

Por mbi të gjitha pa pasur ankthin se ke harruar diçka në shtëpi apo USB-në në zyrë me fotot e fundit të projektit.

Rritet pritja për risinë e Cupertino dhe mes tyre mund të jetë dhe iPhone 5G.

Top Channel